Ronaldinho, deklaratë që nuk pritej

Ronaldinho ka dhënë një deklaratë mjaft interesante për "Mirror".

Sport

29/01/2016 21:29

Legjenda e futbollit brazilian ka deklaruar se Liverpooli mund të fitojë titullin me brazilianin Firmino.

“Firmino është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë. Ai është nivel i Ozilit, David Silvas, Iniestas apo ndonjë lojtari tjetër në këtë rol”, deklaroi Ronaldinho, përcjellë “Lajmi.net”.

“Unë jam i sigurt që Klopp do të ndërtojë një Liverpool të ri rreth Firminos. Me të në qendër, nuk ka ndonjë arsye se pse Liverpooli të mos luftojë për titullin kampion”, shtoi ai.