Klitschko – Fury, diçka si kjo ndodh rrallë në boks

Si rrallë herë në boks, kompanitë e basteve vlerësojnë tërësisht të barabartë sfidën dhe për këtë kanë vendosur t'i vënë kuota të barabarta dy boksierëve.

Sport

27/01/2016 15:02

Kompanitë botërore të basteve kanë vënë për herë të parë kuotat e basteve për duelin mes Wladimir Klitschko dhe Tyson Fury.

Si rrallë herë në boks, kompanitë e basteve vlerësojnë tërësisht të barabartë sfidën dhe për këtë kanë vendosur t’i vënë kuota të barabarta dy boksierëve, përcjell “Albeu.com”.

Kështu fitorja e Klischkos dhe Furyt është vlerësuar me kuotën 1.95.

Barazimi i mundshëm i tyre është llogaritur me kuotën. 5.0. Sfida pritet të zhvillohet në muajin maj në Gjermani.