E kryer: Pato huazohet në Premierligë

Alexandre Pato ka arritur marrëveshje për transferimin në Premierligë.

Merkato

26/01/2016 14:27

Sipas mediave braziliane, Chelsea e ka huazuar për 6 muajë sulmuesin Alexandro Pato.

“Globo” ka shkruar që Chelsea do ta zyrtarizojë shumë shpejtë transferimin, derisa Pato do të mbërrijë në Londër të mërkurën, përcjellë “Lajmi.net”.

Chelsea është pajtuar të paguajë pagën totale të Patos për këto 6 muajë. Bëhet fjalë për rreth 1.3 milion paund.