Beogradi në përkrahje të Ivanoviqit, protestojnë kundër dënimit të tij

Një marsh protestues në përkrahje të liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq, është mbajtur sot në sheshin “Nikola Pasic” në Beograd, i cili u dënua me 9 vjet burg dy ditë më parë për krime lufte ndaj popullsisë shqiptare.

Lajme

23/01/2016 19:15

Pjesëmarrësit në këtë protestë dënimin e quajtën si tentativë për “likuidim politik” të Ivanoviqit, si dhe “gozhdim” të serbëve që jetojnë në Kosovë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve në Serbi “Tanjug”.

Protesta zyrtarisht filloi rreth orës 13:00, ndërsa avokati i Ivanoviqit, Nebojsa Vlajiq, u tha të pranishmëve se klienti i tij është dënuar pa dëshminë e askujt për 15 vite akuza për krime lufte.

“Të gjithë dëshmitarët qenë shqiptarë dhe asnjëri në mënyrë direkte nuk e akuzoi Ivanoviqin”, ka thënë ai, duke shtuar se Ivanoviqi aktivisht ka avokuar për paqe dhe tolerancë dhe se ky dënim nuk i ka ndihmuar përpjekjeve të tij.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë nga gjykatësit e EULEX-it, ka shkatërruar edhe atë shpresë të vogël që kishte mbetur se në Kosovë mund të jetohet në mënyrë normale. Po ashtu, Vlajiq ka thënë se procedurat nuk kanë përfunduar ende dhe përpjekjet për të liruar Ivanoviqin do të vazhdojnë./Kp