Lëndohet rëndë Hamdi Salihi

Hamdi Salihi ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë dhe sipas raporteve të fundit ai do të mungojë gjatë tërë sezonit.

Sport

15/02/2015 11:18

Lajmet e fundit thonë se Hamdi Salihi ka thyer brinjët e tij dhe kështu do të mungojë gjatë tërë sezonit.

Ky është një lajm mjaft i keq për Kombëtaren e Shqipërisë, pasi dihet se Salihi është njëri nga sulmuesit kryesor të kësaj kombëtareje.

Përndryshe, ai do të mungojë në ndeshjet e Shqipërisë sa i përket kualifikimeve për Kampionatin Europian 2016.