1000 problemet e Lazios

Derbi është gjithmonë moment i kthesës. Në të kaluarën ka qenë pozitiv, por tani rrezikon të sjell bilanc negativ për Lazion e Vladimir Petkovicit. Disfata nga Roma të dielën me rezultat 2-0, pas triumfit ndaj saj më 26 maj në finalen e Kupës së Italisë dhemb më shumë se zakonisht. Dy debaklit nga Juventus në…

Sport

24/09/2013 17:20

Derbi është gjithmonë moment i kthesës. Në të kaluarën ka qenë pozitiv, por tani rrezikon të sjell bilanc negativ për Lazion e Vladimir Petkovicit.

Disfata nga Roma të dielën me rezultat 2-0, pas triumfit ndaj saj më 26 maj në finalen e Kupës së Italisë dhemb më shumë se zakonisht. Dy debaklit nga Juventus në Superkupë dhe Serie A, dhe humbja nga Roma në derbin e qytetit kanë ndezur alarmin te ekipi i Petkovicit.

Deri më tani trajneri ka hasur në vështirësi të gjejë një zgjidhje, siq tregojnë edhe statistikat. 6 gola të shënuar dhe 7 të pranuar në katër xhirot e para nuk janë bilanc për tu krenuar. Por, edhe përpara nuk është gjithçka në rregull.

Miroslav Klose ka filluar në mënyrën më të dobët prej kur erdhi në Itali (deri më tani vetëm një gol), kurse mesfushori Hernandes vazhdon  të mos arrijë të shfaqet i rrezikshëm për portat kundërshtare. Blerja e Biglias ka krijuar më tepër probleme se sa zgjidhje, duke pasur parasysh dyshimet për statusin e Christian Ledesemas.

Kurse në mbrojtje është gjithnjë emergjencë. Të mërkurën Lazio duhet të takohet me Catanian pa të lënduarit Radu, Biava, Novaretti, Konko dhe të suspenduarin Dias. Ciani është rikuperuar, por situata mbetet e vështirë.

Gjashtë futbollistë në infermieri janë numër i lartë duke pasur parasysh se kanë kaluar vetëm katër xhiro në Serie A. Sikur të ishte ky problemi i vetëm për Lazion e Petkovicit.