100 shtetasit e parë të Liberland, vizitojnë shtetin e vet-proklamuar (Foto)

Bota tashmë ka shtetin më të ri të vet-proklamuar, i cili ka një flamur, kushtetutë dhe moto.

Lajme

03/05/2015 22:51

Bëhet fjalë për shtetin Liberland, i cili është një shtet i vogël në mes të Kroacisë dhe Serbisë.

Më 13 prill të këtij viti, Vit Jedlicka e shpalli shtet Liberlandin, i cili ka një sipërfaqe prej 7 kilometrash katrorë.

Akoma aty nuk ka shtëpi e as ndërtesa, por kryetari Jedlicka u ka thënë njerëzve që duan të bëhen banorë të këtij shteti, të sjellin me vete ushqim, birra e tenda.

Liberland më 2 maj ka festuar dhe “Ditën e Lirisë”.

Në këtë shtet të ri kanë filluar që të vijnë edhe banorët e saj të parë. 100 banorët e parë tashmë kanë ardhur, të cilët janë emëruar shtetas nderi, shkruan Mirror, transmeton lajmi.net.

mapa2

Deri më tani rreth 300 mijë njerëz nga mbarë bota kanë aplikuar për shtetësi. Sipas Kushtetutës së këtij vendi, çdo kush mund të aplikojë për shtetësi përveç nazistëve, komunistëve dhe personave që kanë të kaluar kriminale.

Deri më tani asnjë shtet nuk e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Liberlandit. (lajmi.net)

a