100 paraqitje për Messin

Lionel Messi arrin numër treshifrorë sa i përket paraqitjeve në Ligën e Kampionëve.

Sport

14/09/2015 09:58

Messi pritet ta bëjë paraqitjen e tij të 100-të në Ligën e Kampionëve ndaj Romës të mërkurën.

Në 99 ndeshjet paraprake argjentinasi ka shënuar 77 gola dhe e ka fituar katër herë kompeticionin më të madh europian në nivel të klubeve.

Messi e bëri paraqitjen e parë në vitin 2004, ndërsa në një ndeshje ndaj Bayer Leverkusen shënoi plot pesë gola.