100 mijë masaka e mbi 10 mijë litra dezinfektues – Kosova pranon donacion nga Polonia

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion nga shteti i Polonisë.

Lajme

29/05/2020 12:07

Donacioni, siç ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë në një njoftim për media, përmbanë 100 mijë maska dhe 10 mijë e 350 litra me dezinfektues për nevoja të profesionistëve shëndetësor, shkruan lajmi.net.

Ky kontigjent ka arritur sot në depot e MSH-së në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion prej 100 000 maskave dhe 10 350 litrave me dezinfektues për nevoja të profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore, donacion nga shteti i Polonisë. Ky kontigjent i ndihmës, i cili është dorëzuar sot në depon e Ministrisë së Shëndetësisë është pjesë e ndihmës polake për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Zyrtarë të MSh-së, të cilët kanë pranuar donacionin kanë falënderuar autoritetet polake, për këtë kontribut të vlefshëm në përgjigjen e mëtejme të Kosovës kundër pandemisë së virusit Corona, Covid-19. /Lajmi.net/