100 kg drogë në autobusin me politikanët e rinj shqiptar, dy të arrestuar

Ervis Hyseni dhe Ervin Daci, janë dy personat e arrestuar në Turqi, të cilët akuzohen se kanë pasur drogën që është kapur në autobusin ku po udhëtonin dhe të rinjtë e PS-së.

Lajme

30/01/2016 23:35

Mësohet se Daci dhe Hyseni, kanë qenë pjesë e agjencisë turistike, ku 40 të rinjtë e Forumit Rinor Socialist Shqiptar kishin blerë biletat për udhëtimin turistik.

Në autobusin me të cilin udhëtonin të rinjtë socialist u kapën 100 kg drogë./ Syri.net