10 vjeçari i diagnostikuar me sëmundje të rëndë realizon ëndrrën, e takon Ronaldon

Për shumë kë Cristiano Ronaldo duket një futbollist ‘arrogant’ dhe simulues, ndërsa për disa të tjerë futbollisti më i mirë në botë.

Sport

14/05/2019 20:28

Por, jashtë këtyre epiteteve, 34 vjeçari shumë herë ka dëshmuar shpirtin e tij humanitar.

Kampioni i Evropës me Portugalinë në vitin 2016, ka marrë pjesë në shumë fushata humanitare, ku ka ndarë edhe miliona euro për të ndihmuar njerëzit me nevojë.

Një gjest për t’u vlerësuar, Ronaldo e ka bërë së fundi duke i mundësuar një fëmijë një vizitë në Torino.

Fëmija 10 vjeçar, emri i të cilit është Joseph, i cili është diagnostikuar me tumor në tru, ka realizuar ëndrrën e tij, duke takuar Cristiano Ronaldon.

Është vetë portugezi që me të dëgjuar këtë histori, ka ndihmuar në këtë udhëtim, duke e pritur 10 vjeçarin në qendrën stërvitore te Juventus, për t’i mundësuar një udhëtim ekskluziv./Lajmi.net/