Të Infektuar: 56.412

Të Shëruar: 49.713

Të Vdekur: 1.420

10 viktima dhe 656 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

17:06 | 26 Nentor 2020

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë detajet për situatën e Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Janë kryer 2.174 testime, prej të cilave 397 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 656 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.352 që nga fillimi i epidemisë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 10 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Gjirokastër, të moshave nga 44 në 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar.