10 sulmuesit e mëdhenj që dështuan në Real
Javier Hernandez i është bashkuar listës së dhjetë sulmuesve të mirënjohur që dështuan të lejnë gjurmë në Real Madrid.

Sport
Javier Hernandez, përforcimi i ardhur në Real Madrid në verën e vitit të kaluar në formë të huazimit nga Manchester United, nuk është duke gjetur hapësirën e dëshiruar për lojë.
Dhe, atë është duke e pritur fati i njëjtë me shumë sulmues të mirënjohur që nuk arritën të lejnë gjurmë në Santiago Bernabeu.
Ylli meksikan së paku mund të ngushëllohet nga fakti se nuk është i vetëm, njësoj si ai në Real Madrid kanë kaluar edhe shumë emra të tjerë të mëdhenj.
Sipas mediave spanjolle, këta janë dhjetë sulmuesit e mirënjohur që dështuan në Madrid.
Top 10: 10. Júlio Baptista 9. Javier Saviola 8. Jan-Klaas Huntelaar 7. Antonio Cassano 6. Nicolas Anelka 5. Michael Owen 4. Roberto Soldado 3. Álvaro Negredo 2. Emanuel Adebayor 1. Javier ‘Chicharito’ Hernández.