10 sportistët më të paguar në botë

Floyd Mayweather ka qenë sportisti më i paguar në botë për vitin 2015.

Sport

16/04/2016 22:15

Boksieri Floyd Mayweather është në krye të sportistëve me të ardhurat më të mëdha për vitin 2015 sipas revistës Forbes.

Ai ka pasur të hyra prej 300 milionë Dollarësh, 285 milionë nga pagat e bonuset e 15 milionë Dollarë nga sponsored, transmeton Top Channel.

Në vendin e dytë gjendet një tjetër boksier, Manny Pacquiao me 160 milionë dollarë, ndërkohë që podiumi plotësohet nga Cristiano Ronaldo me 79.6 milionë dollarë i ndjekur nga rivali i tij Lionel Messi me 73.8 milionë.

Në listën e sportistëve më të paguar për vitin 2015 përfshihen edhe Roger Federer, Lebron James, Kevin Durant e Fil Mikelson. Në fund të listës së 10 sportistëve me përfitimet më të larta financiare janë Tiger Woods dhe Kobe Bryant.