10 punët që paguhen më së shumti

A dëshironi të bëni para? A keni mjaftueshëm kohë të lirë dhe nuk dini çfarë të bëni me të? A po përpiqeni për të zhvilluar aftësi të reja? Ju duhet të filloni një punë të dytë.

Lifestyle

28/07/2015 10:14

Brie Reynolds, drejtor i përmbajtjes online të FlexJobs, një shërbim i specializuar online për telekomunikim dhe punë në distancë, thotë se “puna anësore” definohet si punë me kohë të pjesshme, duke përfshirë punën e pavarur, afatshkurtër ose me orar të shkurtuar.

Për të përpiluar një listë, çdo punë është dashur të konsiderohet si fleksibile (jo me orar të plotë), dhe të jetë e paguar për të paktën dyfishin e pagës minimale.

Natyrisht, kjo listë e këtyre punëve që paguhen shumë konsiston me vendet e zhvilluara dhe jo me vendin tonë.

Këto janë 10 punët e dyta që mund t’i bëni dhe të cilat paguhen mjaft mirë:

Përkthyes i gjuhës së shenjave
Paga: $36.50 në orë
Lloji i fleksibilitetit: me kohë të pjesshme.

Përshkrimi: Për ata të cilët kanë aftësi të përkthejnë gjuhën e shenjave apo kanë licencë të tillë, puna me kohë të pjesshme dhe kontratë të pavarur është shpesh në dispozicion. Në varësi të punëdhënësit, ju do t’i ndihmoni njerëzit e ndryshëm me dëmtim të dëgjimit të komunikojnë përmes interpretimit, transmeton Lajmi.net.

Programer
Paga: Mbi $30 në orë
Lloji i fleksibilitetit: orar fleksibël dhe me orë të pjesshme

Përshkrimi: Programimi është një nga punët më të kërkuara sot, dhe shumë kompani ofrojnë orare me kohë të pjesshme dhe punë të bazuara në projekte. Në varësi të asaj çfarë bëni, ju do të ndihmoni në krijimin e webfaqeve, përmirësimin e tyre, krijimin e aplikacioneve të reja dhe detyra të tjera të ngjashme.

Ndërlidhës i komunitetit online
Paga: Mbi $25 në orë
Lloji i fleksibilitetit: Punë me orar të pjesshëm

Përshkrimi: Menaxhimi i komunitetit online është një profesion në rritje për punë me kohë të pjesshme. Përgjegjësitë zakonisht përfshijnë ripërtëritjen e përmbajtjes në ueb, menaxhimin e medieve sociale, sigurimin e sistemit të administrimit dhe krijimin e raporteve.

Agjent tregtar
Paga: $21 në orë
Lloji i fleksibilitetit: i përkohshëm, i pavarur, afat-shkurtër

Përshkrimi: Një përvojë e vogël në këtë punë është e nevojshme, pasi që ju do të mbështesni një ekip tregtar duke ruajtur dhe përditësuar informacione të tilla si raporte, mostra, dhe përditësime nga ekipet e tjera.

Asistent ligjor dygjuhësh
Paga: Deri në $21 në orë
Lloji i fleksibilitetit: i pavarur, afat-shkurtër

Përshkrimi: Për dikë me aftësi shumë-gjuhësore dhe përvoja të mëparshme ligjore, kjo punë është shpesh projekt apo punë e përkohshme ku mund të ndihmoni një organizatë me çështje të ndryshme ligjore, si rishikimin e dokumenteve ligjore duke përdorur aftësitë tuaja gjuhësore.

Fotograf i pavarur i produkteve
Paga: Deri në $20 në orë
Lloji i fleksibilitetit: punë e përkohshme me orar të pjesshëm

Përshkrimi: Punët anësore me fotografi kërkojnë dikë që ka aftësi të larta në fotografi dhe programe për përpunimin e fotografive. Përvojat e mëparshme kërkohen pothuajse gjithmonë, dhe dizajni grafik dhe Photoshopi janë një plus i madh, transmeton Lajmi.net.

Kontabilist
Paga: Deri $19 në orë
Fleksibiliteti: punë e përkohshme, orar fleksibël

Përshkrimi: Një punë me orar të pjesshëm, për kompani të vogla dhe të mëdha. Përgjegjësit zakonisht përfshijnë përdorimin e QuickBooks për të bërë llogaritjet e ndryshme – kështu, në këtë punë, të paktën ju duhet pak përvojë dhe aftësi revelante.

Redaktor/Autor
Paga: Rreth $17 në orë
Lloji i fleksibilitetit: Punë e përkohshme

Përshkrimi: Redaktorët dhe autorët janë përgjegjës për shkrimin, ekzekutimin dhe leximin e materialeve në platforma digjitale dhe të shtypura. Në varësi të punëdhënësit, ata mund të shkruajnë dhe të redaktojnë materiale të marketingut, përmbajtje editoriale,  të shkruajnë në mediat sociale, ose lloje të tjera të materialit.

Procesor i përkohshëm transkriptimi
Paga: $15 në orë
Fleksibiliteti: punë me orar të pjesshëm, punë e përkohshme

Përshkrimi: Punët e regjistrimit të të dhënave si transkriptimi janë punë anësore për njerëzit të cilët kanë dëshirë të punojnë në mënyrë të pavarur, të kanë vëmendje ne detaje, dhe të cilët i duan sfidat unike të hyrjes së të dhënave. Specialistët e regjistrimit të të dhënave janë të nevojshëm për të nxjerrë të dhëna të ndryshme nga burime dhe fusha përkatëse shpejt dhe me saktësi, duke pasur aftësi për të punuar nën presion.

Shkrues i udhëzuesit të qytetit
Paga: $50-$100 për projekt
Lloji i fleksibilitetit: Punë e pavarur

Përshkrimi: Bizneset e udhëtimeve dhe turizmit, si dhe i kompanitë e pasurive të paluajtshme, shpesh punësojnë shkrues për të shkruaj udhëzime mbi një qytet, ku përfshihet informacione për popullsinë, dyqanet, kulturën, turizmin, klimën dhe më shumë. (Lajmi.net)