10 objekte UFO filmohen duke fluturuar mbi Japoni (Video)

Një video e kapur në portin e qytetit Osaka të Japonisë është bërë hit në internet, pasi që në video janë filmuar disa objekte të panjohura duke fluturuar mbi qiellin e Japonisë.

Fun

29/07/2015 09:09

Pamjet me kualitet të dobët kanë nxitur spekulimet se këto objekte mund të jenë UFO. Videoja, që është ripostuar në YouTube disa herë nga një kanal japonez, ka bërë që shumë njerëz të pyesin se çfarë mund të jenë këto objekte.

Disa raporte theksuan se këto objekte ‘UFO’ i përngjajnë dritave të bardha që ishin parë në qershor në Parkun Hyde në Londër, transmeton Lajmi.net.

Shikojeni videon: