10 ndryshime të mëdha në futboll

21:01 | 18 Janar 2017

Ish-futbollisti i njohur holandez, Marko Van Basten, tashmë drejtor teknik i FIFA-s, ka shpalosur një plan idesh i cili sipas tij mund të ndryshojnë lojën e futbollit për ta bërë atë më argëtuese. Ai ka treguar idetë e tij në një intervistë të dhënë për ”Bild”, duke shpresuar që ndonjë prej tyre të bëhej efektive sa më shpejt.

  1. Heqja e pozicionit jashtë loje

    “Kam shumë kureshtje të shoh se si do të funksiononte futbolli tani pa pozicionin jashtë loje. Mendoj se do të ketë shumë njerëz kundër kësaj ideje, por unë jam pro, pasi tashmë futbolli ka filluar të ngjajë gjithnjë e më shumë me hendbollin”.

    2.Penalizime kohore në vend të kartonëve të verdhë

    “Ideja është që të zëvendësojmë kartonin e verdhë me një penalizim për të qëndruar jashtë fushe për 5 apo 10 minuta. Është më e vështirë kur luan 10 kundër 11”.

    3.“Shoot out” në vend të penalltive

    “Çdo ekip do të ketë 5 tentativa. Gjyqtari vërshëllen dhe lojtari niset nga 25 metra larg drejt portës. Brenda 8 sekondave duhet të mbarojë aksioni. Kjo është spektakolare për tifozët dhe interesante për lojtarët. Te penalltitë gjithçka ndodh brenda një sekonde. Kurse kështu ke shumë mundësi: të gjuash, të driblosh apo të presësh veprimin e portierit”.

    4.Caktimi i kohës neto në 10 minutat e fundit

    “Tifozët duan të shohin aksion, gola dhe dyluftime. Por sa më shumë zgjatet një zëvendësim, një goditje dënimi, apo trajtimi i një lojtari të dëmtuar, aq më shumë kohë humbet. Ndaj po diskutojmë mos kthejmë 10 minutat e fundit në periudhë ku merret në konsideratë vetëm koha efektive e topit në lojë. Ka skuadra që në minutat e fundit bëjnë gjithçka për të vonuar lojën”.

    14847551738052

    5.Zëvendësime pa ndalur lojën

    “Po e diskutojmë edhe një gjë të tillë,. Megjithatë, vetëm për aktivitetet e të rinjve. Sigurisht që po mendojmë edhe për gjyqtarin, i cili duhet të dijë gjithmonë se kush është në fushë”.

    6.Më shumë se tre zëvendësime

    “Si trajner kjo është diçka e mirë, por me 12 zëvendësime do të humbej shumë kohë. Ndaj po mendojmë për një apo dy zëvendësime ekstra në shtesa, që mendoj se janë të mira. Por loja dhe rrjedha e saj nuk duhet të vuajë nga një faktor i tillë”.

    7.Proteston vetëm kapiteni

    “Ka shumë ankesa rrotull gjyqtarëve, të cilat shkaktojnë humbje kohe. Ndaj është një ide e mirë që si në regbi, vetëm një lojtar, kapiteni, të flasë me gjyqtarin”.

    messi

    8.Numër maksimal faullesh

    “Unë jam i mendimit që një mbrojtës, ashtu si në basketboll, të largohet nga fusha e lojës pasi të ketë kryer 5 faulle”.

    9.Të luhet 8 kundër 8 në një fushë më të vogël

    “Për futbollin profesionist duhet të vazhdojmë të luajmë 11 kundër 11. Por te të rinjtë apo të rriturit, të luash 8 kundër 8 në një fushë më të vogël do të ishte perfekte. Do të kishin më shumë topin, do të merrnin më shumë pjesë në lojë dhe sigurisht do të argëtoheshin më shumë”.

    10.Më pak ndeshje gjatë vitit

    “Bëjmë maksimumin për të gjeneruar sa më shumë para nga futbolli. Por në këtë sport nuk mungojnë paratë, duhet të fokusohemi te cilësia dhe duhet të reduktojmë numrin e ndeshjeve që luan një lojtar. Nga 80 që mund të arrijë aktualisht, të bëhet maksimumi 50 ndeshje në sezon. Duhet të ndihmojmë yjet si Ronaldo, Mesi apo Ibrahimoviç që të jenë të freskët e fizikisht më mirë, falë aktivizimit në më pak ndeshje”.

    Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6