10 misteret më të mëdha të botës

Bota është plot me mistere dhe çudita, këtu kemi mbledhur 10 misteret më të çuditshme që historia e as shkenca nuk ka mundur ti japë shpjegim./lajmi.net/

Fun

25/01/2016 05:01

Zogjët Moa

Zogjët Moa, ishin zogj jo fluturues që jetonin në Zelanden e Re, i fundit u zhdukë në rreth vitit 1500, gjatë një ekspedite në shekullin e 20, shkencëtarët gjetën një thua gjigand, që ishte ruajtur aq mirë për shekuj me radhë

1

Tempulli i Saksaywaman, Peru

Ndërtimi i saj i përsosur, pa përdorur asnjë mjet modern, ku rrallë kund mes tullave mund të fusësh copë letre, tullat e afruara mirë me sipërfaqe të lëmuar e qoshe të rrumbullakta është mister i vërtetë se si është ndërtuar

2

Porta e Diellit, Bolivi

Porta e diellit gjendet në Tiwanaku, një qytet misterioz në Bolivi, dhe mendohet të jetë ndërtuar gjatë mijëvjeqarit të parë pas krishtit, arkeologët supozojnë se atje kishte jetuar një perandori e lashtë. Askush nuk ka ide se çfarë shkruan në shkrimet në të, por mendohet të jenë shkrime astrologjike ose astronomike.

3

Shpella e Longyou, Kinë

Këto shpella janë të ndërtuara vetëm nga guri, punë që do të kishte kërkuar pjesmarrjen e mijëra njerzëve, askund në shkrimet historike nuk ka të dhëna për ndërtimin ose metodat e ndërtimit të këtij misteri.

4

Obileski i papërfunduar, Egjipt

Ky monument mendohet që filloi të gëdhendej në sipërfaqen e një shkëmbi, pastaj si duket u rrëzua dhe asnjëherë më nuk u punua në të, përmasat e tijë janë thjeshtë tronditëse.

5

Qyteti nënujor i Yonaguni, Japoni

Ky kompleks u zbulua shumë rastësisht nga një zhytës, që turpëroi të gjitha teoritë shkencore. Një sqarim i dhënë nga shkencëtarët thotë që ky kompleks daton para ngritjes së piramidave dhe aso kohe njerëzit jetonin nepër shpella, të cilat i kishin gdhendur e pastaj u mbushën me ujë.

6

Varrezat “Mohenjo e Daro” Pakistan

Sekreti i rënies së këtij qyteti ka vënë në mëdyshje ekspertët e arkeologët, askush nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur, madje as gërrmimet e shumëta nuk kan dhënë rezultate.

7

L’Anse aux Meadows, Kanadë

Kjo sipërfaqe arkeologjike ishte krijuar nga vikingët një mijë vite më parë. Fakti që egziston ende qon në përfundimin se detarët skandinav kanë arritur në Amerikë, shumë para lindjes së Kristofor Kolombit

8

Tunelet Stone-Age

Zbulimi i një rrjeti të gjatë tunelesh që përshkojnë nga Skocia e në Turqi i japin botës një mister tjetër. Qëllimet e tuneleve ende mbesin mister, supozohet që janë hapur për siguri dhe mbrojtje nga armiku apo për tu mbrojtur nga moti i ligë dhe për të lëvizur më në siguri.

9

Sferat gjigante nga guri, Kosta Rika

Këto formacione guri janë misterioze jo vetëm për nga forma e tyre e përkryer sferike por edhe për nga prejardhja dhe qëllimi i tyre. Ata u zbuluan në vitin 1930, legjendat mitike thoshin se në to fshihet ari por doli të jetë e pavërtetë.

10