10 mijë persona që tentuan t’i bashkohen ISIS-it, s’u lejuan të hyjnë në Turqi

Turqia ka ndaluar hyrjen e gati 10 mijë personave të huaj, të cilët dyshoheshin se do t’u bashkoheshin grupeve terroriste. 

Bota

06/02/2015 21:34

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Brendshëm i Turqisë, Efkan Ala i cili ka dhënë edhe shifrën e saktë: 9 955 nga 91 vende të ndryshme. 

Kjo është një shifër shumë e lartë, po të mbahet parasysh se 10 000 njerëz të gatshëm që të vihen nën armë për shtetin islamik, nënkupton një konflikt që nuk mbaron ndonjëherë, raporton AA. 

Nga ana tjetër, po analizohet gjerësisht se përse qytetarë perëndimorë i bashkohen organizatave militante islamike, duke i hapur udhë një procesi të pazakontë.