10 mijë dollarë për një pikturë! Britney Spears i përdor për bamirësi

Një ndër këngëtaret më të famshme në botë, Britney Spears ka zgjedhur një mënyrë tepër interesante për të bërë bamirësi.

ShowBiz

08/11/2017 16:22

Ajo zgjodhi të bënte një pikturë të thjeshtë me lule ndërsa qëndronte në shtëpi, të cilën vendosi ta shishte për 10 mijë dollarë.Gjithcka u bë për sulmin me armë që u bë në një koncert në Vegas para pak kohësh dhe piktura ra në dorën e Robin Leach.“Jam shumë krenare që e quaj Vegas-in shtëpinë time të dytë. Lulet në pikturë do të thonë një fillim i ri. Ju dua!” tha Britney në një videomesazh gjatë koncertit të bamirësisë,” – tha ylli i popit.Britney Spears nuk është ndalur me kaq. Rreth 1 milionë dollarë nga shitja e biletave për koncertin e saj ka vendosur që t’i cojë në Vegas.