10 mësues shqiptarë në Kinë kërkojnë ndihmë: Jemi të rrezikuar

Dhjetë shtetas shqiptarë që punojnë në një provincë të Kinës veriore, si mësues të gjuhës angleze kërkojnë ndihmë përmes Top Channel për t’u rikthyer në Shqipëri.

Lajme

26/01/2020 15:30

Mësuesi M. Corja kontaktoi me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliun, të cilit përmes një mesazhi në “whatsapp” i thotë:

“Bashkë me nëntë miqtë e mi ne jetojmë në provincën e Changchun, Jilin. Punojmë si mësues të gjuhës angleze. Kemi katër ditë që nuk dalim nga shtëpitë. Jemi plotësisht të izoluar. Ndjehemi shumë të rrezikuar dhe kemi nevojë nëse shtetit shqiptar mund të na ndihmojë të kthehemi pasi e kemi të pamundur. Situata sa vjen dhe po rëndohet”.

M. Corja, njëri nga 10 mësuesit që apelon për ndihmë po ashtu thotë se:

“Këtu në Changsha një qytet me 7 milion banorë ku ne jetojmë prej 1 viti, media thotë qe ka 18 te infektuar por ka me shumë. Shifra e saktë nuk jepet pasi s’duan të shtohet paniku. Nga informacionet që kemi janë edhe shumë shqiptarë të tjerë në provinca të ndryshme të Kinës”.