10 kg kokainë me kamion mishi nga Italia në Greqi, pranga 2 shqiptarëve

Dy shqiptarë që jetonin në Athinë janë vënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 10 kg kokainë dhe 5 kg hashash në Portin e Igumenicës. Në kamionin me produkte mishi që dy shqiptarët e sillnin nga Italia kishin të fshehur 10 kg kokainë dhe 5 kg hashash e llojit çokollatë.

Lajme

23/07/2015 21:14

Sipas mediave greke dy shqiptarët, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur, e kishin fshehur sasinë e drogës në mesin e produkteve të mishit që kishin të ngarkuar në kamion, të futur në pako të veçanta.

Kamioni me produkte mishi dhe me sasinë e drogës së fshehur mes tyre kishte ardhur nga Bari i Italisë në Portin e Igumenicës në Greqi.

Pas kontrollit të kryer, policia gjeti dhe sekuestroi dhe 12 390 euro, gjashtë telefonë celularë, dy tableta elektronike, një kartë identiteti false dhe një leje drejtimi mjeti të rremë. /shqiptarja