10 fotot ndër më romantiket të të gjitha kohërave (FOTO)

Romanca konsiderohet si një ndër ndjenjat që e shfaq kënaqësinë dhe atraksionin emocional mes dy personave.

Lajme

14/10/2015 16:30

Piktura e fotografi romantike janë bërë qysh nga kohëra të lashta, edhe atëherë kur nuk ekzistonte kamera artistët i kanë shfaqur ato fotografi në monumente apo piktura, si dhe shkrimtarët i kanë paraqitur ato në shkrimet e tyre.

Megjithatë, lajmi.net më poshtë e sjell për ju listën e 10 fotove ndër më romantiket të të gjitha kohërave.

Këto foto janë shumë romantike dhe secila nga to vlen me mijëra fjalë:

1) Times Square, 1945Një puthje shumë pasionante mes dy personave në turmën e njerëzve në Times Square në vitin 1945.

2) Protestat pas Stanley CupNë këtë foto shihet një djalosh duke e puthur të dashurën e vet pasi që ajo ishte rrëzuar gjatë protestave të Stanley Cup në Vancouver.

3) Është koha për të propozuarBefasia e Daneilit e kishte bërë Candyce që në plot kuptimin e fjalës ajo të kërcente tek ai me shumë lumturi.

4) Historia e Bogart dhe Bacall
 
Lauren Bacall dhe Humphrey Boart ishin të martuar që nga viti 1945 e deri në vdekjen e Bogartit të vitit 1957.
Ata ishin takuar gjatë xhirimeve të filmit të parë të Bogartit, të quajtur “Të kesh dhe të mos kesh”.
Kur Bogart kishte vdekur ai ishte vetëm 57 vjeçar dhe ishte varrosur me një fishkëllimë të arit që kishte qenë pjesë e byzylykut sharmant që ai ia kishte dhuruar Bacallit para se të martoheshin.
Ai byzylyk ishte gdhendur me një thënie nga filmi i tij: “Çfarë do që dëshiron, vetëm fishkëlle”.

5) Historia e një dashurie mbretërore                                                   Philip dhe Elizabeth ishin takuar kur ajo ishte vetëm 13 vjeçare dhe padyshim që ishte dashuri në shikim të parë për Princeshën, pasi që ajo filloi ti shkruante letra atij.

Ata në mënyrë të fshehtë u fejuan në vitin 1946, por familja e saj kishin insistuar ta shtyenin lajmërimin derisa ajo ti mbushte 21 vjet.

Ata pastaj u martuan në vitin 1947.

“Ai është një njeri i cili nuk ndikohet shumë nga komplimentet. Por ai shumë thjeshtë është shndërruar në fuqinë time dhe ka qëndruar pranë meje tërë këto vite. Unë dhe e gjithë familja e tij, si dhe shumë shtete tjera, i detyrohemi atij një borxh shumë të madh.”, kishte thënë Mbretëresha për Mbretin e saj.

6) Një propozim tjetër!Detari Isiah Beauchamp e kishte befasuar të dashurën e tij me propozimin e tij për martesë, gjatë një loje në shkollën e mesme ku ata kishin qenë nxënës.

7) Richard Burton dhe Elizabeth TaylorRichard Burton dhe Elizabeth Taylor kishin qenë shumë të dashuruar por dashuria e tyre nuk kishte funksionuar mirë pasi që ata ishin divorcuar dy herë.

Burtoni njëherë e kishte quajtur dashurinë e tyre si një ‘vullkan emocionues’.

8) Ushtari i cili thotë lamtumirëËshtë gjithmonë e vështirë të jesh e dashura e një ushtari.

9) A po ikën edhe dashuria me trenin?                                                          Kjo foto është bërë në vitin 1950, ku shihet një ushtar i cili është duke e puthur gruan e tij nga dritarja e trenit.

10) Edhe një tjetër foto me histori interesante…                                     Ushtarët gjithmonë janë në lëvizje, por lamtumira është gjëja më e padëshirueshme e të gjithë neve.

Sidoqoftë, në këtë foto shihen shokët e një marinari të cilët e ndihmojnë gruan e tij ta arrijë burrin e saj për ta puthur. /lajmi.net