10 fakte historike të pabesueshme rreth alkoolit
Nëse ju keni menduar se ne jemi gjenerata e parë që na pëlqen alkooli, atëherë ju jeni tmerrësisht gabim.

Lajme
Në të vërtetë, stërgjyshërit tanë, si dhe stërgjyshërit e tyre, edhe stërgjyshërit e tyre e kështu me radhë, kanë pasur dëshirë të pinë nga pak.
Megjithatë, lajmi.net e sjell për ju listën e 10 fakteve historike të cilat nuk i keni ditur rreth alkoolit.
Kjo është lista:
1) Alkooli thuhet se është konsumuar qysh para 12,000 viteve
Kur fiset e lashta kishin filluar të mësonin rreth bujqësisë, ata gjithashtu kishin filluar procesin e të kultivuarit birrë të mirë.
Në fakt, përpjekjet e tyre për ti mbushur stomakët e tyre me birrë, kanë inspiruar edhe brezat e tjerë të vazhdojnë atë traditë.
2) Receta më e vjetër në botë, është ajo e birrës
Shumë kohë më para se paraardhësit tanë të fillonin të gatuanin pite, fli e gjithfarë ushqimesh tjera, bota ishte duke u munduar ta gjente një mënyre për ta shuajt etjen e tyre dhe ta filloj festën.
3) Detarët ja vinin zjarrin rumit të tyre për ta dëshmuar nëse është i mirë Para se të fillonin të pinin, detarët e përzienin pak rum me barut dhe provonin ta ndiznin atë.
Nëse ajo ndizej apo shpërthente, atëherë ai rum ja vlente të pihej.
4) Vikingët i festonin fitoret duke pirë nga kafkat e armiqve të tyre Ndoshta kjo mund të arsyetohet se atëherë nuk kanë pasur gota të pastra dhe kanë improvizuar.
5) Puritanët merrnin më shumë birrë e venë në udhëtimet e tyre sesa ujë
Uji nuk ishte prioriteti i Puritanëve kur vinte puna për të bërë udhëtime të gjata.
6) Personat të cilët i kanë ndërtuar piramidat kanë qenë në ndikim të alkoolit
Thuhet se punëtorët te Giza i pinin rreth 4 litra birrë në ditë.
Fatkeqësisht e vetmja gjë që mund të ndërtojmë ne me 4 litra birrë në ditë, është një reputacion të keq.
7) Mbreti i Prusisë kishte provuar ta ndalonte kafenë sepse kësisoj njerëzit do të pinin më shumë alkool
Siç duket Mbreti Freddi i Madh krejt çfarë dëshironte ishte të festonte, por ‘fatkeqësisht’ populli i vet dëshironte të pinte kafe.
8) Historianët besojnë se njerëzit fillimisht kanë filluar të merren bujqësi shkaku i birrës
Siç duket njerëzit atëherë krejt çfarë dëshironin të bënin ishte të bënin alkool sepse kësisoj deheshin.
Megjithatë thuhet se ushqimi nga bujqësia pastaj kishte lindur vetëm si rastësi.
9) Magelani kishte marrë më shumë alkool sesa armë në udhëtimin e vetShumë historianë e kanë dokumentar faktin se Magellani kishte një dashuri të jashtëzakonshme ndaj alkoolit, saqë anijen e tij e kishte mbushur me më shumë alkool sesa armatim kur ai po përgatitej për udhëtimin e tij.
10) George Washtington e kishte pas shtëpinë e tij private ku mund të pinte alkool Edhe presidenti i parë i SHBA-ve kishte pas nevojë që ndonjëherë të largohej nga problemet.
Ai thuhet se kishte pas një shtëpi të cilën e shfrytëzonte për të pirë alkool, kur kishte probleme me lidhjen e tij. /Lajmi.net