1-vjeçarja zgjohet në mes të natës dhe shpëton familjen

Zgjimi i fëmijëve të vegjël gjatë natës nuk është një gjë që i gëzon shumë prindërit, po në këtë rast zgjimi i fëmijës 1-vjeç ka shpëtuar jetën e një familjeje.

Lifestyle

03/02/2016 02:06

Siç tregon nëna në Facebook, vogëlushja Celia, e cila sapo ka mbushur 1 vjeç, prej kohësh tashmë zgjohet vetëm 1 herë gjatë natës, për të fjetur sërish me përkëdheljet e nënës dhe babait deri mëngjesin e ditës tjetër.

Por natën e 15 janarit Celia u zgjua edhe një herë tjetër rreth orës 03:00 të mëngjesit.

“Kur u ngrita për të shkuar tek ajo, shkruan nëna, ndjeva menjëherë marrje mendsh, të përziera dhe djegie sysh. Të njëjtat simptoma pati edhe im shoq, Kyle. Kuptuam se diçka nuk shkonte dhe kështu vendosëm të dilnim menjëherë. E mora Celian në krah, ajo nisi të villte, ndërsa macja jonë humbi ndjenjat.

Për fat prindërit e Kyle erdhën menjëherë dhe lajmëruan ambulancën, na dërguan menjëherë në spital ku u konstatua një helmim nga monoksidi i karbonit. S

hpesh kishim dëshiruar që Celia të flinte gjatë gjithë natës, tashmë nuk mendoj më kështu. Vajza jonë e ëmbël na shpëtoi jetën”. /noa.al/