1 muaj paraburgim për policin dhe një qytetar në Gjakovë: Dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dhënje ryshfeti

Gjykata Themelore në Gjakovë u ka shqiptuar nga një muaj paraburgim një polici dhe një qytetari. Polici dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa qytetari dyshohet për dhënie ryshfeti, shkruan lajmi.net. Njoftimi i plotë: Një (1) muaj paraburgim ndaj të pandehurve T.Gj. dhe B.K., për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për dhënje të ryshfetit Gjakovë,…

Lajme

25/02/2024 19:13

Gjykata Themelore në Gjakovë u ka shqiptuar nga një muaj paraburgim një polici dhe një qytetari.

Polici dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa qytetari dyshohet për dhënie ryshfeti, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Një (1) muaj paraburgim ndaj të pandehurve T.Gj. dhe B.K., për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për dhënje të ryshfetit

Gjakovë, 25 shkurt 2024 – Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurve T.Gj. dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se T.Gj., ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale, ”Dhënia e ryshfetit’’.

Gjyqtari i procedurës paraprake Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë.

Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të iu llogaritet prej kohës së arrestimit, me 23 shkurt 2024 dhe do të zgjasë deri më 23 mars 2024, përkatësisht 24 shkurt 2024 dhe do të zgjasë deri me 24 mars 2024.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Lajmi.net