1 mijë e 72 persona u ndëshkuan brenda ditës për mosrespektim të Ligjit COVID-19
Policia e Kosovës vazhdon të ndëshkojë personat që nuk respektojnë Ligjin COVID-19.

Lajme
Edhe pse rastet me koronavirus në Kosovë kanë shënuar rritje, banorët nuk po e respektojnë Ligjin për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë së martës në tërë vendin janë ndëshkuar 1 mijë e 72 persona të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj.
Theksojmë se Ligji për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 ka hyrë në fuqi në muajin gusht të këtij viti. /Lajmi.net/