1 Maji do ta gjejë ndryshe Soni Malajn, paralajmëron…

Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj prej vitesh i ka dhuruar projekte të mira skenës tonë muzikore.

ShowBiz

21/03/2019 10:39

Ajo dje mbolli pemën “Kamelia”në Tiranë, ndërsa për këtë gjë kreu i Tiranës shprehet shumë mirënjohës me këngëtaren, shkruan lajmi.net.

“Për ne është dhuratë shumë e madhe ku mund të shpalosim artin tonë edhe në fakt kemi menduar që në 1 maj të bëjmë një koncert madhështor, me efekte speciale, orkestër, balerina, tamam për një ditë pranverore edhe me shumë entuziazëm. Shumë muzikë më 1 maj”, ka thënë Soni gjatë nismës për mbjelljen e pemës.

Theksojmë se , koncerti do të zhvillohet tek Amfiteatri në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BvPLzsgBWg-/