1.3 milion £ “shtëpi bari”, qentë e policisë ua “hanë paratë” tre shqiptarëve në Angli

Renald Dema, Ali Hoxha dhe Juljan Jaku janë tre shqiptarë të cilët janë arrestuar së fundmi nga policia britanike për shkak se janë kapur me një fermë ku prodhohej kanabis.

Bota

08/02/2022 13:46

Ata kanë dalë para gjykatës dhe janë dënuar. Konkretisht Dema, 21 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për dy vjet e tre muaj. Hoxha, 29 vjeç, pa adresë fikse, u dënua me dy vjet e nëntë muaj, ndërsa Jaku, 24 vjeç, gjithashtu pa adresë fikse, u dënua me dy vjet e gjysmë burg.

Raportohet se ishin qentë e policisë që kanë zbuluar fermën e kanabisit. Autoritetet theksojnë se investimi në këtë shtëpi bari shkon në 1.3 milion paundë. /abcnews.al/