1.2 miliardë paund për të transmetuar Ligën e Kampionëve

Televizioni britanik “BT Sport”, ka paguar 1.2 miliard sterlina për të transmetuar Champions Leagues dhe Europa Leagues në Britaninë e Madhe.

Sport

06/03/2017 11:10

Lajmi është konfirmuar nga vetë gjigantët britanikë të cilët edhe për tre sezonet e ardhshme do të kenë ekskluzivitetin për të transmetuar dy kompeticionet më të rëndësishme në Europë, Champions League dhe EuropaLeague.

“Ne jemi të kënaqur që do transmetojmë edhe për tre vitet e ardhshme ndeshjet e Champions League dhe UEFA Europa League. Këto dy kompeticione janë dy nga garat më të rëndësishme në botë”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i BT Sport, John Petter.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6