1.08 bilionë euro shpenzime: Barcelona ‘e varfër’ – Shuhet ëndrra për Neymar?

Skuadra e Barcelonës duket se ka mbetur e varfër pas shpenzimit të më shumë se 1 bilion eurove.

Sport

15/07/2019 13:01

Shpenzimet e skaudrës së Barcelonës nga viti 2014/15 kanë qenë të jashtëzakonshme, duke afruar emra si Luis Suarez, Ousmane Dembele e së fundmi edhe Antoine Griezmann.

Transferimi i Griezmann për 120 milionë euro ka prekur shifrën e 1.08 bilionë eurove në gjysmëdekadën e fundit, sipas ‘Voetbal International’.

Barcelona kishte rikuperuar disa nga të shpenzuarat e tyre me shitjen e Neymar tek PSG për 222 milionë euro, por përsëri shpenzimet në Frenkie de Jong, Dembele e Coutinho kanë ndikuar në buxhetin e skuadrës.

Sipas raportimeve të fundit, Barcelona ‘tashmë e varfër’ ka pagaur 31.5 milionë euro huazim, për të paguar më pas edhe pjesën e mbetur të shumës për Griezmann.

Pasi kanë paguar edhe 75 milionë euro paraprakisht për Frenkie de Jong, është e qartë se Barcelona ka gjasat minimale për transferimin e Neymar.

‘Bild’ raporton se e vetmja mundësi për Barcën është ofrimi i lojtarëve si Semedo, Umtiti e Coutinho.

Barcelona gjithashtu pritet ta rinovojë stadiumin e saj ‘Camp Nou’, rinovim që do t’i kushtojë rreth 600 milionë euro. /Lajmi.net/