Trepça mposht Pejën dhe kalojnë në finale

Ekipi nga Mitrovica, Trepça kanë kaluar në finale në Superligën e basketbollit kosovar.

Sport

19/05/2022 22:39

KB Peja është mposhtur në ndeshjen e katërt në shtëpi nga Trepça me rezultat 76-81, duke u eliminuar nga Art Motion Superliga e Kosovës në basketbollin kosovar.

Më i disponuari për këtë ndeshje ishte ylli mitrovicas, Drilon Hajrizi i cili barti në super ‘Minatorët’ duke i udhëhequr drejt finales së Play Offit për edicionin 2021/22.

Trepça kishte fituar dy ndeshje në shtëpi, dhe një ndeshje në udhëtim duke e dërguar skuadrën në finale.

Në finale ekipi mitrovicas do të përballen me Golden Eagle Ylli, pasi ata mposhtën Sigal Prishtinën./Lajmi.net/