Ronaldo e fillon ndeshjen nga banka ndaj Brighton, Ten Hag thotë se i duhet kohë

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka arsyetuar së përse nuk filloi me Ronaldon. Man United sot do të përballet me Brighton, në ndeshjen e parë në Premier Ligë. ‘Djajtë e Kuq’ kanë publikuar 11-shen me të cilën do të luajnë, në të mungon Ronaldo. Është trajneri i ekipit që arsyetoi se përse nuk…

Sport

07/08/2022 14:26

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka arsyetuar së përse nuk filloi me Ronaldon.

Man United sot do të përballet me Brighton, në ndeshjen e parë në Premier Ligë.

‘Djajtë e Kuq’ kanë publikuar 11-shen me të cilën do të luajnë, në të mungon Ronaldo.

Është trajneri i ekipit që arsyetoi se përse nuk startoi me yllin portugez.

“Cristiano Ronaldo po punon shumë për të arritur nivelet e duhura të fitnesit, do të duhet kohë.

Ai filloi para-sezonin javën e kaluar… kështu që varet nga sa shpejt do përparon”, tha holandezi, transmeton lajmi.net.

Ndeshja në mes ‘Djajve të Kuq’ dhe Brighton fillon nga ora 15:00./Lajmi.net/