Publikohet lista përfundimtare e Kosovës ndaj Danimarkës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka publikuar listën përfundimtare për ndeshjen ndaj Danimarkës.

Sport

28/06/2022 20:06

Kosova do të përballet me Danimarkën në ndeshjen e vlefshme për rrethin e parë parakualifikues për FIBA Eurobasket 2025.

‘Dardanët’ sot kanë udhëtuar drejt Danimarkës, ndërsa është shpallur lista përfundimtare për sfidën ndaj danezëve, ku ata do të paraqiten me disa mungesa, por sidoqoftë angazhimi nuk do të mungojë për këtë sfidë.

Valon Bunjaku dhe Mikaile Tmusiq mungojnë për shkak të lëndimit, ndërsa me lëndime po përballen edhe Gëzim Morina dhe Meriton Ismaili.

Kujtojmë se takimin e parë e fituan ‘Dardanët’ në Prishtinë, me rezultat 78:73.

Kosova do të përballet sërish me Danimarkën por këtë herë në udhëtim të enjten, më 30 qershor nga ora 19:00.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell listën përfundimtare: