Prokuroria jep detajet e fundit: Kemi kryer bastisje, në sulm është zbrazur një karikator

Prokurorja e rastit të tragjedisë në Deçan, Sahide Gashi ka folur për veprimet hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe arrestimit të autorëve.

Lajme

27/11/2021 14:15

Ajo ka thënë shkurt në një deklarim për media se janë intervistuar shumë persona, mirëpo pa treguar numrin e tyre, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se është kryer edhe një bastisje, mirëpo që nuk është gjetur diçka e dyshimtë.

“U bëj thirrje qytetarëve që të na ndihmojnë me informacionet që kanë. Ky është një moment i rëndë qoftë familjet e viktimave qoftë për ata që kanë qenë në autobus dhe e kanë përjetu. Ne me shumë kujdes jemi duke intervistu çdo dëshmitar okular dhe jemi të ndarë në shumë grupe dhe secili prej tyre jemi duke i koordinu veprimet, kemi intervistu shumë persona. Deri tash me informatat që posedojmë është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur një karikator, hetuesit janë në terren duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, tha ajo. /Lajmi.net/