Pochettino: Objektivi i PSG-së është Liga e Kampionëve

Trajneri i Paris Saint Germain, Mauricio Pochettino ka thënë se objektivi i tyre është Liga e Kampionëve.

Sport

16/05/2022 11:36

PSG edhe këtë edicion ka dështuar të fitojë kompeticionin më të madh të futbollit për klube, Ligën e Kampionëve.

Ata në 1/16 u eliminuan nga Real Madridi, me rezultat të përgjithshëm 3:2.

Në një intervistë për mediat franceze, trajneri i PSG-së tha se nuk mjafton vetëm triumfi në ligë, ata duhet të fitojnë çdo trofe.

“Është e vështirë në një klub si Paris Saint Germain, sepse objektivat janë kaq të mëdhenj dhe kur fiton ligën, ndonjëherë duket sikur nuk mjafton.

Sigurisht që për ne nuk është e mjaftueshme sepse ne gjithashtu duam të fitojmë çdo kompeticion që luajmë”, ishin fjalët e Pochettinos, përcjellë lajmi.net.

Tutje, ai tha se objektivi i tyre mbetet Liga e Kampionëve.

“Objektivi në një klub si Paris Saint Germain është gjithmonë fitimi i Ligës së Kampionëve”, vazhdoi ai.

Ekipi parisien këtë stinor janë shpallur kampion të Francës për herë të 10 në histori të klubit./Lajmi.net/