Pasjaqa flet për rikthimin e emisionit “Mirage”, tregon ekskluzivitetet që mund t’i shohin shikuesit

Emisioni i njohur i shoubizit “Mirage” që është prodhim i lajmi.net, pas një pauze 2-vjeçare, kthehet sot me fillim në orën 18:10, tash edhe në televizion, me transmetim në T7.

ShowBiz

29/04/2022 10:17

Gazetari dhe autori i emisionit, Butrint Pasjaqa, ka dhënë detaje në lidhje me përmbajtjen e emisionit dhe episodit të parë pas rikthimit, shkruan lajmi.net.

“Disa rubrika do t’i rikthejmë prapë.  Kemi dashtë me e sjellë një atmosferë pranverore, meqenëse kaloi edhe pandemia dhe deshëm njëfar freskie. Emisioni është ndalë në fillim të pandemisë, mirëpo që ideja ka qenë me u transmetu diçka që u pëlqen njerëzve”, ka thënë Pasjaqa.

Tutje, ai ka thënë se rrethanat në sektorin e shoubizit kanë ndryshuar për shumë shkaqe, mirëpo që nuk kanë munguar as përgatitjet.

“Gjatë kësaj kohe jemi përgatit për nisjen e sezonës së re. Nuk është e njëjtë sikurse ka qenë para disa vitesh, mirëpo besoj që gradualisht ka me u kthy gjendja se siç ka qenë. Ka ndryshu shumë gjendja edhe tek artistët, sepse ata i ka ndikuar pandemia edhe ekonomikisht”, ka thënë Pasjaqa.

“Ideja ka qenë bashkë me stafin e lajmi.net. Ideja ka qenë që me u harru kjo periudha e pandemisë. Është edhe stili i storieve që ne i bëjmë, që është i joni. Ka pas sukses në atë kohë, dhe besoj që ka me pas sukses prapë”, ka thënë ai.

Pasjaqa ka folur edhe për konkurrencën në tregun medial.

“Kur e bën me qejf, nuk është se merresh me të tjerët, vazhdon punën dhe nuk është se kam pa konkurrencën ose të tjerët”, ka thënë Pasjaqa.

Ai ka treguar edhe për përmbajtjen e emisionit të parë që transmetohet sonte.

“Është një storie me Dj PM dhe Dj Dagz, që nuk kanë dalë në asnjë tv në Kosovë bashkë.  Janë vox-at. Është një temë për Big Brother”, ka thënë Pasjaqa.

“Të gjitha videot i gjeni në Youtube në kanalin e lajmi.net”, tha në fund ai. /Lajmi.net/