Negociatat për rinovimin e Mertens me Napoli kanë ngecur

Negociatat për rinovimin e Dries Mertens me Napolin thuhet të kenë ngecur. Që nga 30 qershori i këtij viti Mertens është lojtar i lirë. Atij i skadoi kontrata me Napolin, ndërsa rinovimi nuk po arrihet. Siç raportohet nga ‘Corriere dello Sport’, negociatat për të rinovuar kontratën e Mertens ka ngecur në lidhje me pagat, transmeton…

Sport

15/07/2022 22:23

Negociatat për rinovimin e Dries Mertens me Napolin thuhet të kenë ngecur.

Që nga 30 qershori i këtij viti Mertens është lojtar i lirë.

Atij i skadoi kontrata me Napolin, ndërsa rinovimi nuk po arrihet.

Siç raportohet nga ‘Corriere dello Sport’, negociatat për të rinovuar kontratën e Mertens ka ngecur në lidhje me pagat, transmeton lajmi.net.

Sulmuesit belg i është ofruar një marrëveshje njëvjeçare me vlerë 2.5 milionë euro, por në vend të kësaj ai po kërkon paga me vlerë 2.9 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse do të arrijnë të akordohen të dy palët./Lajmi.net/