Mkhitaryan refuzon Romën, pritet t’i bashkohet Interit

Henrikh Mkhitaryan pritet t`i bashkohet Interit.

Sport

03/06/2022 18:43

Siç është konfirmuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Henrikh Mkhitaryan ka refuzuar për të rinovuar kontratën me skuadrën e Romës.

Po ashtu, raportohet se Mkhitaryan ka vendosur t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë, pasi që ky i fundit veçse priste dritën e gjelbër që Mkhitaryan të komunikojë vendimin e tij, përcjell lajmi.net.

Tani, ai pritet të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me “Nerazzurrët”, pasi që kishte vendosur që mos të rinovojë kontratën me Romën, për shkak se synimi i tij ishte të luante në Ligën e Kampionëve.

Marrëveshja është kompletuar, ndërsa tani kanë mbetur vetëm testet mjekësore dhe të bëhet zyrtare nga të dy palët./Lajmi.net/