Milani arrin fitore të lehtë kundër Genoas, Napoli ndalet nga Sassuolo

Janë zhvilluar sonte disa ndeshje interesante në Serie A.

Sport

01/12/2021 22:43

Milani ka arritur të marrë një fitore të lehtë kundër Genoas 0-3, shkruan lajmi.net.

Serinë e golave e hapi Zlatan Ibrahimovic që shënoi një euro gol nga goditja e dënimit në min e 10′,

Ndërsa Junior Messias realizoi në min 45+2′ për rezultatin e pjesës së parë 0-2.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë me Rossonerët që dominuan në tërësi.

Messias shënoi golin e dytë personal në min 61′ për të trefishuar rezultatin në 0-3, që në fund doli të ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi.

Milani tani rikthehet në pozitën e dytë me 35 pikë, ndërsa Genoa mbetet me 10 pikë në pozitën e 18-të.

Në anën tjetër, Napoli është ndalur në barazim 2-2 nga Sassuolo.

Golat për ‘Napolitanët’ i shënuan Fabian Ruiz dhe Dries Mertens, kurse për vendasit realizuan Gianluca Scamacca dhe Gian Marco Ferrari.

Napoli tani ka 36 pikë në vendin e parë, ndërsa Sassuolo ka 19 sosh në pozitën e 12-të. /Lajmi.net/