Me supergolin e Raphinhas – Barça mposhti Realin

Barcelona ka arritur fitore në miqësoren e Las Vegas ndaj Real Madridit. Sot me fillim nga ora 05:00 e mëngjesit është zhvilluar miqësorja ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Fitore në këtë ndeshje ka arritur ekipi katalanas me rezultat 1:0. Golashënuesi i vetëm në këtë takim ishte Raphinha, i cili shënoi një supergol. Pavarësisht që ishte…

Sport

24/07/2022 08:08

Barcelona ka arritur fitore në miqësoren e Las Vegas ndaj Real Madridit.

Sot me fillim nga ora 05:00 e mëngjesit është zhvilluar miqësorja ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Fitore në këtë ndeshje ka arritur ekipi katalanas me rezultat 1:0.

Golashënuesi i vetëm në këtë takim ishte Raphinha, i cili shënoi një supergol.

Pavarësisht që ishte vetëm një miqësore të dy ekipet patën paraqitje të mirë, transmeton lajmi.net.

Madje, në disa raste gjatë ndeshjes kishte edhe tensione në mes dy palëve.

Të dy ekipet krijuan rastet e tyre, por nuk ishin të saktë në konkretizimin e tyre.

Kështu ndeshja u mbyll me fitoren minimale (1:0) të Barcelonës ndaj Real Madridit.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell golin e bukur të brazilianit: