Lewandowski i vendosur për ta lënë Bayernin në fund të sezonit

Robert Lewandowski e ka ndarë mendjen që në fund të sezonit të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit.

Sport

19/05/2022 15:32

Polaku nuk e ka ndërmend ta vazhdojë qëndrimin e tij në “Allianz Arena” dhe dëshiron të provojë diçka të re në karrierën e tij, transmeton lajmi.net.

E interesuar për lojtarin, tash e sa kohë, mbetet Barcelona e cila është në gjendje t’ia plotësojë të gjitha kërkesat lojtarit.

Sulmuesi ka shkëlqyer te skuadra gjermane, që prej transferimit të tij nga Borussia Dortmundi në vitin 2013. /Lajmi.net/