Kevin Durant do të kërkojë largimin nga Nets, nëse klubi nuk rinovon me Kyrie Irving

Sport

23/06/2022 22:38

Nëse Brooklyn Nets nuk rinovon kontratën me Irving, Durant do të kërkojë të largohet.

E ardhmja e Kyrie Irving nuk është e qartë, lojtari mund të largohet nga ekipi i tij.

Por, sipas lajmeve që po qarkullojnë në Amerikë, thuhet se ylli i Nets, Kevin Durant do të kërkojë largimin nëse nuk rinovojnë me Irving, përcjell lajmi.net.

Kyrie ka kontratë edhe një vit me ekipin, ndërsa interesim për të kanë shfaqur edhe New York Knicks dhe La Lakers.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e dy basketbollisteve të Brooklyn Nets./Lajmi.net/