Kampionja Donjeta Sadiku pritet sot me ceremoni

Suksesi i Donjeta Sadikut në boks do të mirëpritet me ceremoni në Kosovë.

Sport

22/05/2022 10:00

Donjeta Sadiku ditë më parë ka shënuar histori duke u bërë kampione e bronztë botërore në Kampionatin Botëror për senior të mbajtur në Stamboll të Turqisë, transmton lajmi.net.

Ajo aterojë në mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës. Kurse, në finalen e turneut ndërkombëtar “Lah Nimani”, e cila organizohet sot nga Federata e Boksit e Kosovës, do të bëhet pritja dhe përurimi i saj, në Palestrën e Sportit “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, si dhe Komiteti Olimpik i Kosovës./Lajmi.net/