FIBA Kampionati Evropian – Kosova U18 pëson humbje nga Irlanda

Në kuadër të FIBA Kampionatit Evropian të basketbollit, Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje minimale nga Irlanda, ndeshje kjo e vlefshme për Divizionin B të meshkujve për grupmoshat U18. “Dardanët” e rinj u mposhtën me rezultat të ngushtë, ku semafori në fund të ndeshjes tregonte 73:72 (22:19, 24:20, 16:15, 10:19) në favor të irlandezëve, përcjell…

Sport

05/08/2022 17:56

Në kuadër të FIBA Kampionatit Evropian të basketbollit, Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje minimale nga Irlanda, ndeshje kjo e vlefshme për Divizionin B të meshkujve për grupmoshat U18.

“Dardanët” e rinj u mposhtën me rezultat të ngushtë, ku semafori në fund të ndeshjes tregonte 73:72 (22:19, 24:20, 16:15, 10:19) në favor të irlandezëve, përcjell lajmi.net.

Kjo përballje ishte e vlefshme për vendet 17 deri në 22, respektivisht, rrethin e dytë të fazës së grupeve, ndërsa Kosova do të zhvillojë edhe një ndeshje për renditjen finale.

Pjesa e parë përfundoi me shifrat 46:39 në favor të Kosovës, por një rikthim i furishëm i irlandezëve në pjesën e dytë bëri që ndeshja të përfundoi me rezultat 73:72 në favor të tyre.

Te Kosova u dalluan Bardh Istrefi me 27 pikë e shtatë kërcime dhe Olsi Kurtaj me 12 pikë e nëntë kërcime./Lajmi.net/