Kjo është data e debutimit të Bad News Eagles në turneun më të madh në CS: GO
Kualifikimi për në Antwerp Major 2022 ishte vetëm pikënisja e një misioni të rëndësishëm.

Sport
Ekipi kosovar për CS: GO, Bad News Eagles, tani do të ketë përgjegjësi më të mëdha mbi supe, falë pritshmërive të krijuara në ndeshjet kualifikuese.
Përballja e parë për ta do të jetë pikërisht të hënën, më fillim nga ora 12:00, kur kundërshtar i tyre do të jetë ekipi turk, Enternal Fire.
Juanflatro me shokë do të tentojnë ta përsërisin suksesin e ciklit kualifikues, por kësaj here si fitues të tërë kampanjës.
Pos prestigjit, në turne për fituesit do të ketë shpërblime deri në një milionë euro. Skuadra shqiptare po paraqitet në një turne të tillë për herë të parë, e që pritjet janë të mëdha për suksese. /Lajmi.net/