Arrestohet shtetasi shqiptar në Laç, dyshohet se plaçkiti në shtëpinë Benzemas

Është arrestuar drejtori i ujësjellësit dhe kanalizimeve në Laç, Alfred Pordani, pasi i njëjti dyshohet se ia ka bastisur shtëpinë sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

Sport

07/05/2022 13:34

Dyshohet se ngjarja kishte ndodhur në vitin 2019, saktësisht gjatë kohës kur po luhej ndeshja Barcelona – Real Madrid.

Personi në fjalë ishte i kërkuar nga policia spanjolle që prej vitit 2013.

Prodani u arrestua nga policia lokale e Lezhës.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të policisë:

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”. /Lajmi.net/