Adnan Januzaj largohet nga Real Sociedad

Adnan Januzaj tashmë zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e Real Sociedad.

Sport

23/05/2022 10:48

Ishte vetë klubi ku me anë të një komunikate zyrtare, njoftoi për largimin e lojtarit kosovar me pasaportë belge.

Kështu Januzaj i ka dhënë fund periudhës pesë vjeçare në ‘Anoeta’, përcjell lajmi.net.

Ai kishte kontratë me ekipin spanjoll deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi nuk u arrit.

Andaj, anësori do të largohet si një transferim i lirë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës për 27 vjeçarin./Lajmi.net/