Abdulah Ibrakovic largohet nga posti i trajneri të Prishtinës

Sport

14/05/2022 22:24

Prishtina ka njoftuar se kanë ndarë rrugët me trajnerin e boshnjak, Abdulah Ibrakovic.

FC Prishtina dhe trajneri nga Bosnje e Hercegovina, Abdulah Ibrakovic e kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Ai e mori drejtimin e ekipit kryeqytetas që nga 17 nëntori i vitit të kaluar.

51-vjeçari ishte në krye të skuadrës në 26 ndeshje zyrtare në BKT Superligë dhe në kuadër të Kupës së Kosovës. Në Superligë ka arritur nëntë fitore, katër barazime dhe tetë humbje.

Sa i përket ndeshjeve për Kupën e Kosovës në rrethin e parë e ka mposhtur Besën kurse në rrethin e dytë Drenicën. Në çerekfinale e eliminoi Ballkanin dhe në gjysmëfinale u përball me Llapin, të cilin e mposhti në ndeshjen e pare, kurse në atë kthyese humbi dhe nuk arriti në finale.

Prishtinën në dy ndeshjet e radhës, ndaj Dritës dhe Llapit do ta drejtojë Debatik Curri, i cili deri më tash e ka ushtruar rolin e ndihmës-trajnerit.

Prishtina ndodhet e pesta në tabelë me 48 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/