A mund të ketë tentativë për rrëzimin e Qeverisë në seancën e nesërme të Kuvendit?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur Kuvendin e Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër. E kjo pas takimit me përfaqësuesit e shteteve anëtare të QUNT-it, i cili erdhi pasi këto shtete kërkuan nga Qeveria e Kosovës që në Kosovë të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.